☸ EGNATIA ☸ SHKRIME ☸ POEZI ☸ LAJME ☸ FATE EMIGRANTESH ☸ BASHKPUNËTORËT E GAZETËS ☸ KRONIKA TRAGJIKE ☸
TATJANA QURKU
TATJANA QURKU
Gjirokastër-Athinë
Bashkëpunëtore e gazetës "Egnatia" 1993-1995
* * *
Një zog në kafaz u linda,
u rrita në zog kafaz mbetur...
* * *
Penelopë, simbol i besnikërisë femërore,
Penelopë, ëndërr femërore edhe e së ardhmes,
Penelopë, thurre e çthurre dashurinë njerëzore
në tejzgjahun e shekujve,
vullkanizove dashurinë e shekujve të plakur.
Njoha një mbrëmje një yll,
ç'galaktikë i takon vallë?
Megjithëse kjo s'ka rëndësi,
sa mbrëmja që kalon në përrallë
* * *
Deti sot qante?!
Jo, ishin lot nga vendi im.
* * *
Det, gjithë bukuritë e tua i dua,
Det, gjithë prapësitë e tua i dua.
* * *
Dhe të doja t'i thaja lulet e kujtimeve,
lotët do t'i jetonin ato
dhe era do t'ju shkundte çdo hije...
mendimin zbehës.
Nga libri "Të jem Unë"
***
"Kaq i zjarrtë
a ka qenë shikimi?"
Pyet qerpiku,
përgjigjet shpirti.
* * *
Nëse do ta dish
se nga mendja nuk të heq,
më kërko pranë ,
kur të ndihesh keq...
POETI ILIA FOUKIS BOTOI PËR HERË TË PARË NË GAZETËN "EGNATIA"
Gazeta EGNATIA nr.22, qershor 1995