Kronikë e vrasjeve të shqiptarëve në Greqi

KRONIKA E VRASJEVE TË SHQIPTARËVE NË GREQI


Rastet e mëposhtme të vrasjes së shqiptarëve në Greqi ( rreth 192), janë mbledhur nga gazetari Shpëtim Zinxhiria sipas mundësive që ka pasur nga gazeta greke “Eleftherotipia”, dhe nga burime të tjera, natyrisht jo të plota, sepse ka vrasje të pa publikuara.

 ___________________________________________

9 nëndor 1992, polici I. Sejtaridis vret një shqiptar
27 dhjetor 1992, polici Dh. Janopulos vret një shqiptar.
12 shtator 1993, polici A. Delas vret një shqiptar
9 mars 1994, polici N. Kunupakis vret një shqiptar
Në nëndor 1994, polici L.Karajanis vret një shqiptarë
Në nëntor 1994, polici I.Rigas vret pa asnjë shkak një shqiptar
Shkurt 1996, qytetari Theodoros Zanemas vret një shqiptar në moshë të re,
pasi ai tentonte të vidhte biçikletën e djalit të tij. ( 8/03/1996)
Shkurt 1996, dy policët Dionis Vasiliu dhe Grigor Valmas çojnë në një vend të veçuar në Agio Stefano, disa km larg Athinës vjedhin me dhunë Arman Cako (27-06-1996)
Qershor 1996, Në Selanik, pedagogu i filologjisë të universitetit Antonis Manitakis akuzon policinë, pasi në sheshin e fshatit Kalamakis të Pilos ka ushtruar presion dhe i ka detyruar emigrantët e lidhur të ulen në gjunjë përdhe përpara banorëve të fshatit.( 2/07/1996)
Tetor 1996, Në qytetin e Follorinës nxirret para drejtësisë Athanasio Fotopulo, i cili në vitin 1995 kishte vrarë shqiptarin Qazim Biklin, ndërsa një polic tjetër kishte tërhequr zvarë pas motorit lidhur një shqiptar për ta çuar në rajonin e policisë.(23-10-1996)
Nëndor 1996, Në Katerini të Selanikut, polici Dhimitris Spiropulu ka vrarë shqiptarin Jani Noka, me justifikimin se arma iu shkreh vetë. (11-11-1996)
Dhjetor 1996, Në Komotini, Lefteris Kakulidhis ka vrarë në një lokal një 28 vjeçar shqiptar

8 shkurt 1997 policia greke vret barbarisht 14-vjeçarin Erion Qosja.
Prill 1997, Në Selanik, polici Apostol Kiras, me pistolet ka plagosur në lokal një 22 vjeçar shqiptar (3/04/1997)
Prill 1997, Në Kastoria gjatë ndjekjes së një kamioni që bënte transportin e emigrantëve klandestinë policia hap zjarr dhe vret dy shqiptarë. (16 /04/ 1997)
Shtator 1997 Në fshatin Paramithia të Janinës, Lambro Dhimu vret 13 vjeçarin shqiptar Adriatik Domaniku, si dhe plagos 16 vjeçarin Milian Llapi ( 30/09/1997)
Shtator 1997, Në zonën Platonokabo të Kavallas, Theokaris Eminidhis vret 17 vjeçarin Gazment Meko ( 6-04-1997)
Nëndor 1997, Në Pirgo vëndasit akuzojnë policinë se kanë djegur një barangë ku jetonin shqiptarë për arsye se nuk mundi që t’i kapte. (8-11-1997)
Dhjetor 1997, Në Kozani, drejtësia nxjerr të pafajshëm policin Miltiadhis Andreopulos, që më pare kishte vrarë një fëmijë 14 vjeçar. ( 9-12-1997
Mars 1998, Në Paleio Keramidhi të Pirias, vendasit së bashku me kryetarin e kësaj periferie, nxjerrin ligjin ku ndalojnë lëvizjen e emigrantëve shqiptarë pas perëndimit të diellit. Këtë ksenofobi banorët e shprehen hapur në lajmet kryesore të kanaleve televizive.
Mars 1998, Në Pulitca të Korinthias, me propozimin e kryetarit Dhimitris Xhanavaras të kësaj komune u ndalon shqiptarëve të qëndrojnë si dhe të hyjnë në tavernat dhe kafenetë. (31/03/ 1998)
Prill 1998, Polici Jorgo Atmaxhidhi në Selanik, ka qëlluar me armë pas koke, duke lënë të vrarë të riun Niko Leonidhi. ( 6/03/1998)
Prill 1998. Në Amarinthu të Evias kërkojnë që emigrantët të largohen brenda një jave dhe të mos u jepet mundësia për t’u legalizuar ( 4/04/1998)
Prill 1998. Në Larisa drejtësia i jep dënimin deri në dy vjet Athanasio Mato ( që paguan ditët që duhet të qëndronte në burg, e lihet i lirë). Në qershor të vitit 1993 kishte vrarë një shqiptar, pasi po merrte në kopshtin e tij një kokërr shalqi.
Maj 1998. Dy fëmijë shqiptarë plagosen me armë dhe vrasësi lihet i lirë nga drejtësia. ( 20/05/1998)
Shkurt 1998. Në Athinë drejtësia u jep pafajësinë tre policëve dhe një shoferi taksie për keqtrajtimin dhe torturat karshi shqiptarëve më 1993 në Amfiklea. ( 11/02/1998)
Qershor 1998. Në Larisa, drejtësia nxjerr të pafajshëm Zaharia Gogolu, i cili më 4 gusht 1995 kishte vrarë një emigrant shqiptar, ku më pare ishte dhënë dënimi me katër vite burg ( 18/06/1998)
Qershor 1998. Në Stilidhas, dy fëmijë shqiptarë rrihen dhe keqtrajtohen nga policia. Për këtë vihet në dijeni edhe konsulli shqiptar i asaj kohe. Fajtorët si gjithnjë nuk dalin para drejtësisë
Tetor 1998. Një 17 vjeçar grek vret dy shqiptar, drejtësia nuk e dënon vrasësin.
Nëndor 1998. Polici Panajot Tcoleridhis, vret shqiptarin Sotiraq Butka, drejtësia greke si gjithnjë e nxjerr të pafajshëm.(10/11/1998)
Dhjetor 1998. Jorgo Makris lihet i lire nga drejtësia, ku më 30 nëntor 1998 kishte vrarë një shqiptar dhe plagosur vëllanë e tij.
Dhjetor 1998. Polici Nikos Vrendas plagos me armë të riun shqiptar Sabri Kokiu.(2/12/1998)
Janar 1999, Në Egjio, një fshatar qëllon me armë dhe plagos të birin, duke kujtuar se është shqiptar.
Janar 1999. Në Thraki drejtësia i jep dënim me 4 vjet e dy muaj vrasësit Theokari Eminidhis nga Kavalla, ku shtator të 1997 kishte vrarë me karabinë 17 vjeçarin Gazmend Meka në Platanotopom. Edhe ky vrasës lihet i lirë. ( gazeta Paratitis 12 /01 /1999)
Shkurt 1999. Drejtësia e Selanikut nxjerr të pafajshëm policin Konstandino Zaharopulos, i cili kishte vrarë në burg një emigrant shqiptar.
Mars 1999. Shqiptari Arben Vekshi bie i vdekur nga plumbat e policit Andonis Kanavas.
Prill 1999 shqiptari 45 vjeçar Faslli Neta vritet nga policia.
Në nëntor 1999, drejtësia e Janinës dënon me burg Jorgo Xorxopulo, i cili natën e vitit të ri kishte vrarë tre shqiptarë sepse ata i kërkuan pagesën e ditës së punës. Vrasësi i preu me sharrë trupin e njërit prej tyre për të humbur gjurmët.
Nëntor 1999 në ishullin, Navpliu, drejtësia dënon shtetasin Gurgusi, se ka vrarë një 20-vjeçar shqiptar, dhe u mundua që ta zhdukte duke e djegur trupin, ku dënohet në fillim me 18 muaj burg e më vonë lirohet në mars 2000,
19 qershor 1999, në Kedhica vritet një shqiptar pse po shikonte një makinë
24 qershor 1999 në Greqinë Veriore në Imathias vritet një 28 vjeçar vendas, pasi nga pamja e jashtme u muar për shqiptar
Tetor 1999. Në periferinë Istias, kryetari i saj, Dhimitri Daliani, ka kërkuar largimin e emigrantëve shqiptar.
Tetor 1999. Panteli Kazakos, punonjës shërbimi pranë Televizionit Shtetëror grek, vret në Athinë dy emigrant dhe plagos katër të tjerë.
Nëntor 1999, Drejtësia e Janinës dënon me burg Jorgo Xorxopulo, i cili natën e vitit të ri kishte vrarë tre shqiptarë sepse ata i kërkuan pagesën e ditës së punës. Vrasësi i preu me sharrë trupin e njërit prej tyre për të humbur gjurmët.Vrasesi grek dënohet në fillim me 18 muaj burg e më vonë lirohet
Nëndor 1999, Gjatë një eskursioni shkollor në qytetin e Selanikut, në muajin tetor bie i vdekur nga plumbat e policit Qiriako Vantuli në mes të qytetit nxënësin serb Marko Bulatoviç. Drejtësia mbas katër vjetësh e dënon me 27 muaj burg, por, polici lihet i lire dhe kthehet në detyrën e tij.
Mars 2000, Polici Jorgo Atmaxidhis vret 18 vjeçarin Nikolla Leonidhi. Drejtësia e lë të lire kundrejt një gjobe prej 500.000 dhrahmi.
Gusht 2000, Një shqiptar vritet nga policia, pasi dyshohej për drogë. Mbas vrasjes shqiptarit nuk ju gjend asnjë gjë e dyshimtë.
Më 24 Qershor 1999, vritet një i ri 28 vjeçar në Imathia që u mor nga pamja e jashtme për shqiptar, dhe katër ditë më parë në Kardhica ( 20 qershor 1999) u vra një shqiptar pse po shikonte një makinë.
Shkurt 2001, Shqiptari 16 vjeçar Refat Tafili rrihet në rajonin e policisë në Agjio Stefanio të Athinës dhe trupi i tij i sakatosur hidhet në rrugë. Ministri i Rendit me 22 shkurt i jep afatin që brenda 15 ditëve të largohet nga Greqia. Mjeket deklaruan se emigranti duhet të qëndronte të paktën dy muaj në spital.
22 nëndor 2001, polici Joanis Rizopulos vret 24 vjeçarin Gentian Çelnikun, i cili ishte duke pirë kafe
23 shtator 2003, një ushtar ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar me një plumb në kokë Vullnet Bytyçin gjatë kalimit të kufirit. Qeveria shqiptare proteston ne Ambasadën greke në Tiranë
23 gusht 2003 gjenden të vdekur në Selanik, Gentian Fati 23 vjeç dhe Adrian Vreto 25 vjeç
Nëndor 2003, Në Kretë gjendet trupi pa jetë i një të riu.
Athinë 2003, një shtetas grek vret me thikë për një fjalë goje 20 vjeçarin Aleksandër Lufo
20 gusht 2004, policia vret 36 vjeçarin Luan Bërdëllima që sëbashku me disa shokë po shikonin ndeshje futbolli në një lokal.
15 mars 2005, Ilir Frroku, 26 vjeç, u vra me thikë në një lokal të Athinës nga një grek vetëm sepse po këndonte këngë shqiptare.
5 shtatorit 2004. Shqiptari Gramoz Palushi u vra me thikë nga greku Panajotis Kladhis vetëm për arsyen se Palushi po festonte me flamurin. 
Më 1 janar 2006, babë e bir vrasin me thikë në gjumë 18 vjeçarin Edison Jahajn ( gjykohen dhe më pas lirohen).
8 nëndor 2007, vritet në kufi Elmi Lata.
18 Dhjetor 2008, Enea Kalemi u gjet i vrarë në banesë. Policia greke: Ekzekutuar nga dy persona.
Një tjetër 23-vjeçar shqiptarështë gjetur i vrarë në banesën e tij në Kolono në Athinë i ekzekutuar me 20 plumba
5 gusht 2009 - nje emigrante shqiptare u gjet e varur ne komisariatin e policise Hersonisos te Kretes

 VRASJE TË REJA TË SHQIPTAREVE NË GREQI 2015-2018

Leandro Lapa, 46 vjeç nga Saranda, 26 qershor 2015 vritet ne shtepi nga nje grek, nga kunati i tij me karabine ne ishullin Kos.
Bledar Terpollari 26 vjeç 10 maj 2016, vritet me armë gjahu nga pronari i tij grek, arrestohet greku, por trupi pajete i shqiptarit i mungon koka.

Pëllumb Marnikollaj, 28 vjeç, 3 gusht 2016 u paraqit në komisariatin e policisë Patisia të Athinës, në zbatim të detyrimit për lirimin me kusht në maj të atij viti. U vra nga police te komisariatit Ano Patisia te cilet e mbajte te fshehur per 15 dite resht.
 
Kosta Pojani 57 vjeç nga Berati 22 dhjetor 2016 u vra në Luca 40 km larg Athinës. U ekzekutua me armë zjarri tek po shkonte në pune. Policia dyshon për një qipriot.
Thanas dhe Eleni Curi 3 shkurt 2017 u vranë në shtëpi në lagjien Peristeri të Athinës. vrasësit ishin grekë.
Ilia Qerim Kulla 35 vjeç 2 prill 2017, babai i dy femijeve u vra në Mënidhi në Athinë brenda ne makinën e tij
Valton Loka 12 nëntor 2017, babai i dy femijeve u vra ne Kretë nga nje grua e droguar. mediat greke ishte nje njeri prind i shkelqyer.
27 prill 2018 vritet me thike në lagjen “Exarchia” të kryeqytetit grek 23-vjeçari
Nesti Prifti.
15 gusht 2018 një 36-vjeçar babai i nje femije u vra me 5 plumba kur po kthehej në shtëpi. Ai u gjet i vdekur në kryqëzimin e rrugëve Marki dhe Parnithos, në lagjen Kypseli, poshtë pallatit të tij, ne Athine.
15 korrik 2018 - një shqiptar, 32 vjeç është gjetur i vdekur në Greqi. Mediat greke shkruajnë se shqiptari është gjetur i pajetë në anën e rrugës për në Trikala. Sipas të dhënave të siguruara nga mediat greke, shqiptari ishte liruar nga burgu në datën 12 korrik dhe që prej asaj dite ishte parë në disa zona të ndryshme të Trikallës.
13 korrik 2018 - kufoma e një 22-vjeçari shqiptar u gjet nga banorë të zonës mëngjesin e sotëm në zonën Koum Kapi në Chania, nën Villa Koundourou.
19 nëntor 2018 - adoleshenti shqiptar Enriko Buzani 15 vjeç, humbi jetën tragjikisht në një aksident automobilistik në qytetin Kyparissia. Ai kishte marrë pa leje makinën e të atit dhe së bashku me të ishin edhe dy shokë të tij 15-vjeçarë. Automjeti i tyre u përplas me një kamion. Fatkeqësisht, tre adoleshentët humbën jetën.
22 nëntor 2018 Altin Mulla vritet në kufi pranë Pogonit nga policia greke. Së bashku me disa persona të tjerë, Mulla kishte kaluar ilegalisht nga kufiri i gjelbër për të trafikuar lëndë narkotike. Ata u diktuan nga policia greke që patrullonte kufirin dhe nisën të qëllonin me armë. Nga shkëmbimi i zjarrit, Altin Mulla mbeti i vdekur, kurse shqiptarët e tjerë u arratisën.
24 nëntor 2018 - një 38-vjeçar shqiptar humbi jetën në aksident në hyrje të qytetit Malesina. Ai ishte duke udhëtuar i vetëm në makinë kur humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga duke përfunduar në oborrin e një shtëpie. Shqiptari banonte prej vitesh në Greqi dhe njihej si njeri i respektuar nga banorët e zonës.
25 nëntor 2018 Një i burgosur shqiptar në burgun e Trikallas u gjet i pajetë në qeli. Një natë më parë, gjendja shëndetësore e 35-vjeçarit ishte normale kur kishte shkuar për të fjetur. Ai u gjet i vdekur nga gardianët, ndërsa shkaqet janë ende mister.
26 nëntor 2018 - një 63-vjeçar shqiptar Petrit Zilfe, nga Berati,  u gjet i vdekur në një kanal në anë të rrugës në Korfuz. Nga hetimet paraprake, rezultoi se 63-vjeçari ishte qëlluar me çifte nga një distancë e afërt nga një banor grek 44-vjeçar, i cili thuhet se është anëtar i Partisë ekstremiste të Agimit të Artë.
Gëzim Shekaj, 33 vjeç, nga Vlora, 

29 nëntor 2018 - një 40-vjeçar shqiptar u përplas për vdekje nga një makinë në Selanik. Viktima po kalonte rrugën kur u godit nga një automjet i drejtuar nga një 20-vjeçar. Për shkak të plagëve, 40-vjeçari shqiptar humbi jetën menjëherë.
4 dhjetor  2018 – vritet Mario Ilia Isa një 18 vjeçar shqiptar në Kavalla të Greqisë.
Gëzim Shekaj, më 27 dhjetor 2018, në burgun e Korridalos Athinë u gjendet i vdekur (i varur), ishte  33 vjeç, nga Vlora, kishte 20 dite pasi duhej të kishte dalë nga burgu.


________________

Shpetim Zinxhiria me 8 qershor 2019 shkruan:
ERION QOSJA- u vra nga polici në Greqi. por mbetet hero i emigracionit shqiptar. Kam besim se shteti shqiptar do bëj diçka për Erionin 14 vjeçar që u vra nga policia në Greqi, por edhe pse i vogël në moshë ai për shqiptarët mbetet hero i emigracionit.
Fatkeqësisht ai u vra se donte të emigronte, të ndihmonte familjen dhe për këto donte te kalonte kufirin në mënyrë klandestine si pasagjer me një makinë. Por…
Kanë kaluar vite dhe Erioni i vrarë në 1997 në mënyrën më të paprecedentë është në listen e 192 shqiptarëve të vrarëve në Greqi. Është fëmijë nga Elbasani lindur dhe rritur në lagjen Sarra në Elbasan. Ai u vra nga polici grek Miltiadhis Andreopolos. Është plumbi i këtij polici që i mori jeten. Sot Erioni do të ishte 39 vjeç.
Tre muaj më parë vajta në shtëpinë e tij në lagjen e vjetër elbasanëse në përgatitje të një dokumentari lidhur me vrasjet e femijëve tanë në Greqi. Familja ruan sot që nga ajo kohë te paprekur dhomën e tij të vogël. Mësova mënyrën se si u vra, si policia e hodhi në një kanal me ujë kur ai po jepte shpirt, e hodhi ne kanal për të fshehur krimin në një kohë kur duhej te cohej në spital.
Polici del ne gjyq dhe nuk dënohet edhe pse vrau nje femijë pa mbushur 14 vjeç, nuk u dënua edhe pse donte të mbulonte krimin edhe pse trupi u hodh ne nje kanal..
Sot pas 22 vitesh asnjë hetim nga shteti shqiptar, asnjë ndihmë sociale familjes së viktimës… Erioni është një hero i heshtur përball një shteti sharlatan dhe oligark. Këtë hero më shumë se kushdo e kuptojnë dhe e respektojnë ata njerez qe kanë provuar emigracionin…
Ka shumë mënyra për të nderuar emigracionin shqiptar, për të nderuar dhe kujtuar keta viktima. Rasti më konkret eshte rasti i Erionit, ku shtetit shqiptar nuk i kushton asgjë ta nderoj këtë fëmijë ashtu siç duhej të ishte nderuar...mënyra ka po vullnet jo.




"Egnatia" Edition
Kolec Traboini