TATJANA QURKU


TATJANA QURKU
Gjirokastër-Athinë
Bashkëpunëtore e gazetës "Egnatia" 1993-1995

* * *

Një zog në kafaz u linda,
u rrita në zog kafaz mbetur...

* * *

Penelopë, simbol i besnikërisë femërore,
Penelopë, ëndërr femërore edhe e së ardhmes,
Penelopë, thurre e çthurre dashurinë njerëzore
në tejzgjahun e shekujve,
vullkanizove dashurinë e shekujve të plakur.

Njoha një mbrëmje një yll,
ç'galaktikë i takon vallë?
Megjithëse kjo s'ka rëndësi,
sa mbrëmja që kalon në përrallë

* * *

Deti sot qante?!
Jo, ishin lot nga vendi im.

* * *

Det, gjithë bukuritë e tua i dua,
Det, gjithë prapësitë e tua i dua.

* * *
Dhe të doja t'i thaja lulet e kujtimeve,
lotët do t'i jetonin ato
dhe era do t'ju shkundte çdo hije...
mendimin zbehës.

Nga libri "Të jem Unë"

***

"Kaq i zjarrtë
a ka qenë shikimi?"
Pyet qerpiku,
përgjigjet shpirti.

* * *

Nëse do ta dish
se nga mendja nuk të heq,
më kërko pranë ,
kur të ndihesh keq...

No comments: